Watch teaser

NASCAR vjen në Evropë:
7 vende, 26 gara
Jeni gati?

 
Nisja
 


NASCAR Whelen Euro Series dhe General Tire bashkë janë partnerët idealë, edhe për shkak të trashëgimisë së pasur të përbashkët amerikane.

Guy Frobisher, Menaxher i Lartë i Projektit
 
Jerome Galpin (Euro NASCAR) and Guy Frobisher (General Tire) posing with a NASCAR race tire after announcing the cooperation.

Jerome Galpin (Euro NASCAR) and Guy Frobisher (General Tire)

General Tire dhe Euro NASCAR:
Së bashku, deri në vijën e finishit

Djegie gomash, fishkëllima rrotash mbi pista të errëta prej asfalti në çdo kthesë: Estetika brutale e lindur në Daytona, ku është vetë shtëpia e NASCAR. Dhe është vërtet mbresëlënëse se çfarë janë në gjendje të ofrojnë gomat në një garë NASCAR.

Atëherë, pse të mos ta përballojmë këtë sfidë me një partner zyrtar, që mishëron njësoj si ne traditën amerikane, duke synuar njëkohësisht performancën dhe besueshmërinë e lartë?

Me General Tire, Euro NASCAR ka hyrë në një marrëdhënie bashkëpunimi gjashtëvjeçare për të arritur këto kërkesa. E pranojmë, gjashtë vjet për një bashkëpunim sponsorizimi është një periudhë kohe shumë e pazakontë mes motorsporteve. Por, kjo tregon shumë besimin që ka Euro NASCAR te General Tire. Nga ana jonë, marka ka zhvilluar një gomë për gara që premton të plotësojë pritshmëritë e larta të 30 ekipeve të Euro NASCAR.

Gomat “NWES GT” të zhvilluara posaçërisht kanë vërtetuar forcën e tyre në testet e para. Në stilin klasik të NASCAR, secila makinë ka të njëjtin set versionesh gomash të lëmuara dhe për terren të lagur me madhësi 11.5/27.5R15.

Në fund të fundit: Mund të shkoni kudo. Nga pista e garës së Euro NASCAR deri në rrugët e gjarpëruara të Evropës.

 

Gomat tona të Euro NASCAR, nga SHBA-ja në Evropë

Goma e garave të projektuara nga General Tire për Euro NASCAR.

Goma e garave General Tire e projektuar për Euro NASCAR.

Winners on all tracks

NWES GT

  • Përmasat: 11.5/27.5 R 15
  • Numrat e seteve të disponueshme për pilot: 20

Gomat janë projektuar posaçërisht në Plymouth, Indiana, duke pasur në mendje kërkesat e NASCAR. Megjithëse këto ndryshojnë në Evropë, duke qenë se pistat evropiane janë kryesisht pista të gjarpëruara të mbyllura në vend të pistave ovale klasike: Gomat duhet të jenë në gjendje të përballojnë kthesat e këndeve të ndryshme ndërkohë që u përshtaten një shumëllojshmërie pistash të ndryshme me asfalt. Për t’i mbajtur gjithmonë makinat e NASCAR të sigurta në pistë, duhen marrë parasysh edhe kushtet e motit të vendeve të ndryshme.

Përveç kushteve të njohura të garave të NASCAR, siç janë distancat e udhëtimit dhe koha, duhet të merret parasysh edhe pesha dhe shpejtësia e makinave.

Do të donim shumë që të shikonim makinën e GT nëpër gara një ditë!

Guy Frobisher, Menaxher i Lartë i Projektit
 
Makina e Euro NASCAR 2019 në të bardhë me të gjithë sponsorët të dukshëm.

Makina e Euro NASCAR 2019

Makina e Euro NASCAR 2019

  • Motori i NASCAR: V8 5,7 litra NWES, 400 bhp, momenti i rrotullimit 55 m/kg
  • Transmisioni: diferencial i pasmë, me 4 marshe
  • Frenat: Frena monobllok me 4 pompues, disqe 330 mm me ventilim
  • Shpejtësia maksimale: 250 km/orë
  • Pesha: 1210 kg / 2650 lbs
  • Gjatësia: 5080 mm
  • Gjerësia: 1950 mm
  • Baza e rrotës: 2740 mm
  • Siguria: Shasi tubulare e certifikuar nga FIA, pajisje të certifikuara nga FIA
  • Barazia: e njëjta makinë për çdo pilot, të njëjtat pjesë në çdo makinë; komponentët kryesorë të vulosur, trup kompozit me fibër xhami

Makina e markës General Tire (shikoni imazhin) është një shembull i mirë se sa spektakolare mund të duket një makinë e Euro NASCAR me pamjen e garës, megjithëse General Tire nuk ka ndërmend që ta vendosë ende në vijën e startit. Ajo simbolizon me krenari bashkëpunimin mes General Tire dhe NASCAR Whelen Euro Series dhe do të shihet rregullisht në ekspozime dhe evenimente promocionale të tilla si “Autosport International”. Sigurisht, makinat nuk mund të garojnë pa një numër të miratuar dhe makinës General Tire i është caktuar numri 61 si zgjedhje e qëllimtë; me një stilim inteligjent, numri 61 është i ngjashëm nga ana vizuale me inicialet e markës “GT”.

0
Forca më e lartë gravitacionale që kanë gomat gjatë një gare
0
Sasia mesatare e seteve të gomave të përdorura në një sezon
 

NASCAR 2019: Mund të shkoni kudo në Evropë

Kur mendoni për garën e NASCAR, gjithçka është amerikane: Aroma e vajit dhe karburantit, një kompeticion emocionues në kushte të barabarta.

NASCAR Whelen Euro Series e përfshin audiencën evropiane me këto emocione: Në 7 vende dhe në fundjava sportive, nëpër 26 gara. Por sfida janë pistat evropiane. Ato janë një miks evenimentesh të ndryshme në pista të famshme nga evenimente të tjera të motorsportit dhe madje përfshin edhe një pistë ovale klasike NASCAR. Kompeticioni në Evropë kërkon një set krejtësisht të ndryshëm aftësish nga piloti dhe makina.

Pamja e poshtme e pit-stopit të pistës plot lëvizje të Valencias.

Një pamje e pit-stopit të Pistës Ricardo Tormo, 2018

NASCAR @ Pistën Ricardo Tormo, Valencia, Spanjë

13-14 prill 2019

Pista Ricardo Tormo u hap fillimisht në vitin 1999 prandaj është relativisht e re. Klima është relativisht e butë për shkak të vendndodhjes pranë bregut lindor të Spanjës.

Në Valencia, pilotët e Euro NASCAR udhëtojnë në drejtim të kundërt të akrepave të orës në një gjatësi prej 4,005 km, me 9 kthesa majtas dhe 5 djathtas bashkë me një pjesë të drejtë që është më e gjata në sezonin e Euro NASCAR. Veçanërisht kërkon aftësi të veçanta kthesa pas një chicane, menjëherë përpara vijës së finishit. Në tërësi, një pistë dinamike dhe emocionuese.

Several cars hustling through a sharp turn in Franciacorta, 2017

Duke luftuar për vendin e parë në Franciacorta, 2017
(fotografia Luca Casadei)

NASCAR @ Autodromo di Franciacorta, Castrezzato/Brescia, Itali

11-12 maj 2019

Pista italiane u hap në vitin 2008 pranë Liqenit Garda dhe është një prej lokaliteteve më të fundit në serinë e Euro NASCAR. Është mbi 12 metra e gjerë dhe 2,519 kilometra të asfaltuara, 8 kthesa djathtas dhe 5 majtas që merren në drejtim të akrepave të orës. Pilotët i konsiderojnë kthesat lehtësisht të dukshme dhe fluide.

Pamje e gjerë pak pas nisjes së garës së pistës plot të Brands Hatch.

Dhe ja ku nisen!

NASCAR @ Brands Hatch, Fawkham, Angli, Mbretëria e Bashkuar

1-2 qershor 2019

Kjo pistë ka një traditë të gjatë që fillon që në vitet ‘40 dhe ndodhet rreth 30 km në juglindje të Londrës. Në fillim nuk të lind dyshime, por rezervon shumë surpriza: Pista e NASCAR në Mbretërinë e Bashkuar është 1,929 km e gjatë dhe ka 4 kthesa djathtas dhe 2 majtas në drejtim të akrepave të orës që konsiderohen të vështira nga pilotët e NASCAR, sepse mund të nënvlerësohen për shkak të ndryshimit të fortë në shpejtësisë në kthesa.

Një pamje nga lart e pistës së qetë të Autodrom Most.

Autodrom Most

NASCAR @ Autodrom Most, Most, Republika Çeke

29-30 qershor 2019

Me një kombinim prej 12 kthesash djathtas dhe 9 majtas, pista 4,212 km e gjatë është gjarpëruese dhe sfiduese. Lëvizja në të bëhet në drejtim të akrepave të orës dhe është e përkryer për garat e NASCAR: Segmenti i parë relativisht i drejtë dhe kështu i shpejtë prej 792 m gjatësi ndiqet nga një udhëtim i vërtetë marramendës, që kërkon aftësi solide në drejtim.

Ekuipazhi, pilotët dhe të tjerë që presin rrotull bllokut të nisjes ndërsa podiumet mbushen.

Qetësia përpara garës

NASCAR @ Raceway Venray, Venray, Holandë

13-14 korrik 2019

Pista që njihet gjithashtu edhe si Pista de Peel konsiderohet si pista ovale më e shpejtë në Evropë. Pista vetëm 800 m e gjatë me 4 kthesa e anë të ngritura, i korrespondon një piste ovale klasike NASCAR ½ milje me të cilën pilotët janë të familjarizuar. Zakonisht lëvizja bëhet në drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe ofron një show emocionues me shpejtësi të larta dhe aksion me makina ngjitur me njëra-tjetrën sipas stilit klasik të NASCAR.

Pamje nga lart e Sachscurve në Hockenheimring

Sachscurve në Hockenheimring

NASCAR @ Hockenheimring, Hockenheim, Gjermani

21-23 shtator 2019

Pista tradicionale dhe legjendare garanton një garë dinamike në 3,692 km. Në segmentet e shpejta me mundësi emocionuese parakalimi, çdo shans duhet shfrytëzuar dhe ky është një faktor i rëndësishëm që e bën Hockenheim një prej pistave më të shpejta në kalendar. Për NASCAR Whelen Euro Series, Hockenheimring është organizatore e gjysmëfinaleve për të dytën herë. Kjo garë luan një rol të rëndësishëm në betejën për titullin; historia ka treguar tashmë se është e mundur që të humbësh shansin për të fituar serinë dhe nuk do të thotë se duke dalë të parët në gjysmëfinale, mund të fitohet titulli.

Fituesi i Elite 2 në Zolder i ulur në makinë, dhe pas tij festohet.

Festimet për fituesin Elite 2 në Zolder.

NASCAR @ Circuit Zolder, Zolder, Belgjikë

5-6 tetor 2019

6 kthesa djathtas dhe 4 majtas, duke përfshirë 3 chicane, duhet të mposhten në Zolder, në juglindje të Antwerp. Ashtu si shumë pista evropiane, ajo ka një histori të gjatë dhe plot evenimente, duke përfshirë gara të Formula 1 në vitet ‘70 dhe ‘80. Në pistën prej 4,011 km asfalt lëvizja bëhet në drejtim të akrepave të orës dhe konsiderohet e vështirë për shkak të pjesëve të ngritura dhe kthesave që nuk duken. Megjithëse segmenti i parë është i lehtë për t’u përshkuar, segmenti i dytë është i vështirë dhe kërkon manovra frenuese të llogaritura mirë nga pilotët e talentuar të NASCAR.

Makinat hyjnë në pozicion në pistë, me njerëzit që janë ende në lëvizje.

Përgatitja për startin.


National Association for Stock Car Auto Racing, shkurt NASCAR, është një kompani që sanksionon dhe operon gara stock car në rang global. Fillimet dhe rrënjët i ka në Daytona Beach, Florida në fund të viteve ‘40; këtu kanë lindur garat amerikane stock car dhe është shtëpia e Daytona 500. Rrënjët e forta amerikane karakterizojnë të gjitha garat e NASCAR, tani duke përfshirë sponsorizimin e Whelen Euro Series nga General Tire.

Ishte po në Daytona ku NASCAR luajti një rol të rëndësishëm në rritjen e garave stock car në nivelin që janë sot. Në fakt ishte themeluesi i NASCAR, William France Senior, që mendoi dhe realizoi Daytona International Speedway.

Një tjetër pikë fikse e garave stock car: vetë makinat e garave. Makinat janë arsyeja pse vazhdojnë të quhen gara me modele “stock”. Në vitet e hershme, në gara lejoheshin vetëm makinat që ishin normalisht në treg. Sot, makinat e NASCAR janë makina të ndërtuara në mënyrë të posaçme me një lidhje të fortë me homologët e prodhimit.

Të gjithë ekipet konkurruese në NASCAR kanë të njëjtat kushte fillestare: Të njëjtin motor NWES, shasi, kambio, peshë, funksione sigurie dhe goma, në këtë rast General Tire deri në vitin 2024. Disponohen tre sete karrocerie, të gjitha ekuivalente në performancë: Chevrolet Camaro, Ford Mustang, Toyota Camry.


Fotografi e vjetër e një segmenti bregdetar të Daytona Beach dhe Road Course gjatë një gare të NASCAR me makina të vjetra.

Daytona Beach Road Course

NASCAR i ka rrënjët në garat klasike stock car, që u përhapën gjatë periudhës së Prohibicionizmit (1922–1933). Çfarë nisi si një tregti e tregut të zi për të transportuar pije alkoolike artizanale te blerësit, tani është një sport emocionues dhe kërkues. Ndërsa shoferët që bënin transportin e pijeve alkoolike i modifikonin makinat për të rritur shpejtësinë dhe kapacitetin e transportit, pilotët e makinave stock car bënin modifikime për të kaluar njëri-tjetrin në vende si Daytona Beach dhe Road Course në Florida.


Disa momente të historisë së NASCAR:

  • Shkurt 1948: Bill France Senior themelon NASCAR. Zhvillohet gara e parë në Daytona Beach dhe Road Course në Daytona.
  • 19 qershor 1949: Gara e parë Strictly Stock Race (e krahasueshme me garat e sotme Monster Energy NASCAR Cup Series) në Charlotte Fairgrounds Speedway.
  • 22 shkurt 1959: Daytona 500 e parë.
  • 18 shkurt 1979: Transmetimi i parë direkt televiziv NASCAR i Daytona 500 në SHBA. Dhe shikuesit u mbushën me emocione kur Richard Petty arrin të dalë në krye në xhiro e fundit.
  • 6 gusht 1994: Indianapolis Motor Speedway i shtohet listës së pistave të NASCAR.
  • 2012: Gara e njohur më parë si Racecar Euro-Series (tani Whelen Euro Series) bëhet zyrtarisht seri e sanksionuar e NASCAR.
  • 25 tetor 2018: Fillimi i partneritetit zyrtar mes NASCAR Whelen Euro Series dhe General Tire.
NASCAR Euro Whelen Series Logo

NASCAR Whelen Euro Series

NASCAR Whelen Euro Series filloi si një seri garash me makina e organizuar nga ekipi francez FJ në vitin 2009. Në atë kohë, ajo quhej Racecar Series dhe pistat ishin të lokalizuara kryesisht në Francë. Nga fundi i vitit 2010, Fédération Internationale de l’Automobile (FIA) e shpalli Racecar Euro-Series si serinë zyrtare të njohur të garave ndërkombëtare. Si rezultat, numri i lokaliteteve në Evropë u rrit në vitin 2011.

Vetëm një vit më vonë, themeluesit e Racecar Euro-Series lidhën një marrëveshje me NASCAR. Euro Series miratoi rregullat e NASCAR dhe u bë seria zyrtare e sanksionuar e NASCAR. Riemërtimi i serisë në NASCAR Whelen Euro Series u bë në vitin 2013.

Euro NASCAR sjell në kontinentin e vjetër frymën karakteristike dhe kompeticionin emocionues tipik për NASCAR, duke e përzier me një ngjyrim unik evropian.


Nisja
 

Je i ri në NASCAR? Pyetjet më të shpeshta

Cilat janë ndryshimet e rregullave të NASCAR për vitin 2019?

Sezioni i NASCAR Whelen Euro Series 2019 është subjekt i ndryshimeve të mëposhtme:

  • Secili pilot ka një maksimum prej 20 gomash për të gjitha garat kualifikuese dhe të NASCAR. Çdo gomë e përdorur gjatë praktikës bashkë me gomat për terren të lagur nuk llogariten te ky limit.
  • Ekipi FJ ka zhvilluar një amortizator të ri me tre drejtime dhe duhet të përdoret nga të gjitha ekipet.
  • Për më shumë vizibilitet, është zhvilluar një dizajn i ri për bishtin e pasmë. Është i prodhuar me polikarbonat transparent dhe çelik.
  • Të gjitha makinat duhet të kalojnë përmes një sistemi procesi teknik të nivelit të lartë për çdo garë. Sistemi i inspektimit është përmirësuar me ndihmën e Qendrës së Kërkim-Zhvillimit të NASCAR.
  • Sesioni i parë kualifikues i Elite 2 ka rritur kohën nga 10 në 20 minuta. Kohëzgjatja e sesionit kualifikues të Superpole mbetet e pandryshuar nga sezonet e mëparshme të Euro NASCAR, njësoj si kohëzgjatja e të gjitha sesioneve kualifikuese të Elite 1.
Si funksionon sistemi i pikëve të NASCAR?

Në përfundim të një gare NASCAR Whelen Europe Series në vitin 2019, pikët jepen si vijon:

  • Vendi i I-rë: 40 pikë
  • Vendi i II-të: 35 pikë
  • Vendi i III-të: 34 pikë
  • Vendi i IV-t deri në vendin e fundit: pikët reduktohen me një për çdo pozicion

I jepen 4 pikë bonus pilotit që ka fituar më shumë vende gjatë garës.

Në 2 garat e fundit të sezonit NASCAR Euro, të ashtuquajturat “eliminatore”, pikët për fituesit dyfishohen:

  • Vendi i I-rë: 80 pikë
  • Vendi i II-të: 70 pikë
  • Vendi i III-të: 68 pikë

I jepen 8 pikë bonus pilotit që ka fituar më shumë vende gjatë garës.

Çfarë janë kampionatet NASCAR Elite 1 dhe Elite 2?

Kampionati i pilotëve NASCAR Elite 1 është i destinuar për pilotët gold, silver dhe bronze:

  • Trofeu Junior J. Sarran për pilotët nën 25 vjeç
  • Challenger Trophy për amatorët

Kampionati i pilotëve NASCAR Elite 2 është i destinuar vetëm për pilotët silver dhe bronze:

  • Legend Trophy për pilotët e moshës 40 vjeç e lart
  • Rookie Cup
  • Lady Cup
Çfarë është kampionati i ekipit NASCAR?

Ekipi me rezultatin më të lartë në kampionatet Elite 1 dhe Elite 2 do të jetë gjithashtu ekipi kampion.

Çfarë është NASCAR Nations Cup?

Nations Cup është një format shtesë që prej vitit 2018. Shteteve me pikët totale më të larta u jepen medalje bronzi, argjendi ose ari gjatë çdo fundjave gare.

Që prej vitit 1915.
General Tire. Një markë e Continental.