General Tire furnizon goma për Mercedes-Benz G-Class

Hanovër, tetor 2017

Mercedes G 300 do të pajiset me goma General Tire Grabber AT² të prodhuara nga fabrika në Graz

  • Mercedes G 300 do të pajiset me goma General Tire Grabber AT² të prodhuara nga fabrika në Graz
  • Goma ofron mbërthim të fortë jashtë rruge dhe manovrim të sigurt në rrugë 

Hanovër, tetor 2017. Me efekt të menjëhershëm, marka General Tire me trashëgiminë e vet amerikane do të furnizojë goma për Mercedes-Benz G-Class. Prodhuesi gjerman i makinave së fundi miratoi gomën Grabber AT² për çdo terren në madhësinë LT 265/75 R 16 si të përshtatshme për G-Class. Dhe duke qenë se këto goma janë miratuar për përdorim si pajisje origjinale, ato tani mund të porositen përmes distributorëve të Mercedes në tregun ku ndërrohen.

 

Mercedes-Benz G-Class është një prej fuoristradave më të famshme dhe më të fuqishme, prandaj edhe për gomat që ajo përdor ka pritshmëri të larta: mbërthim maksimal në terren me gurë, rërë dhe baltë, karakteristika të sigurta në manovrim në rrugë dhe performancë shumë të fortë si në rrugë ashtu edhe jashtë saj. “Për markën General Tire ky miratim është një vulë shumë e veçantë cilësie”, tha Matthias Bartz, Drejtor i Zhvillimit të Biznesit i General Tire për Rajonin e ELMA. “Mercedes-Benz padyshim vendos një standard të lartë në kërkesat që ka për gomat, si në sektorin e pajisjeve origjinale ashtu edhe në atë të zëvendësimit. Si kompani që krenohemi me trashëgiminë tonë në prodhimin e gomave 4x4, ne ofrojmë më shumë se një shekull përvojë në zhvillimin e gomave rezistente me mbërthim të fortë, standardi i cilësisë së të cilave tani ka lënë mbresa edhe te një prej prodhuesve evropianë lider për automjetet off-road.”

 

Grabber AT² i shfaq pikat e saj të forta në rrugë normale dhe të pashtruara, si edhe në përdorim jashtë rruge: Përbërja e saj prej gome jashtëzakonisht të fortë është zhvilluar duke pasur parasysh këto tre përdorime. Faqja shkelëse me pesë kanale periferike, nga të cilat dalin blloqet e forta të faqes shkelëse, ofron mbërthim maksimal dhe gjenerim të ulët zhurme. Në të njëjtën kohë, është projektuar për t’u siguruar që Grabber AT² të arrijë të ofrojë gjithashtu tërheqje të fortë në terren të ashpër. Blloqet e përforcuara të faqes shkelëse, ofrojnë manovrim të qëndrueshëm dhe mundësojnë përshkimin e shumë kilometrave, në veçanti shpatullat e gomave që mbajnë shumicën e ngarkesës në manovrat me timon. Me gjithë thellësinë e madhe të faqes shkelëse prej 13.5 mm, përbërësi i ri i faqes shkelëse të gomës i jep asaj rezistencë të fortë ndaj dëmtimeve në sipërfaqet me cepa të forta. Konstrukti i saj me tre shtresa dhe kopertonat shumë të fortë, i bëjnë këto goma performues të sigurt dhe rezistentë edhe në terrene të ashpra me gurë.

Kontakti
Klaus Engelhart

Press Spokesman, Passenger and Light Truck Tires/Two-Wheel Tires DACH
Communications/PR, Passenger and Light Truck Tires

Continental AG l Tire Divison

Büttnerstrasse 25

30165 Hannover

+49 (0) 511 938 2285

+49 (0) 511 938 2455

Që prej vitit 1915.
General Tire. Një markë e Continental.